Tetë ditë më parë treni do t'i merrte jetën një të moshuare në afërsi të Kavajës teksa ishte duke kaluar mbi shina nga njëra anë në tjetrën. Nga hetimet rezultoi se e moshuara humbi jetën teksa u godit nga treni i mallrave i linjës Elbasan-Durrës, aksident për të cilën hetimet janë ende të hapura.

Por si menaxhohen kryqëzimet e shinave të trenit me akset rrugore nëpër ato pak linja hekurodhure të mbetura në Shqipëri?

A1 Report ka mundur të sigurojë pamjet se si treni i linjës Durrës-Elbasan, dy ditë para aksidentit kalon në binarët e kësaj linje dhe në zonën e Shkozetit kthehet në një burim aksidenti, ku mungon postblloku, mungojnë trarët bllokues e sikur të mos mjaftonte siguria teknike mungon dhe punëtori i hekurudhës i cili sinjalizon me flamuj dhe bilbil mbërritjen e trenit.

treni me logo

Këto janë pamjet ku vetëm pak sekonda se të kalojë treni, mbi shina kalon një automjet ku sipas kodit rrugor mbi këtë kryqëzim duhet të ishin binarët dhe qarkullimi bllokohet në më të paktën 10 minuta para mbërritjes së trenit.

treni me logo

Mjeti që shihni në pamje fatmirësisht kalon pa krijuar incident me trenit dhe e vetmja mënyrë që sinjalizon mbërritjen e lokomotivës në mungesë të semaforit, binarve bllokues dhe punëtorit të sigurisë mbetet boria e makinistit në tren.

treni me logo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)