VIDEO/ Aksidenti fatal në Minneapolis, djali i politikanit kalon me të kuqe e vret 5 vajza!

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Minneapolis të SHBA të premten mbrëma ku humbën jetën pesë vajza të moshës 17 deri në 20 vjeç.

Në video duket momenti kur një fuoristradë kalon me semafor të kuq dhe përplaset me makinën ku po udhëtonin vajzat.

Sipas New York Post, vajzat po përgatiteshin të shkonin në dasmën e një miku të tyre dhe në momentin e aksidentit po ktheheshin nga një qendër tregtare ku kishin shkuar për të blerë veshjet e dasmës.

Sipas Star Tribune, makina drejtohej nga 27-vjeçari Derrick John Thompson, djali i një politikanim, i ish-deputeti të shtetit të Minesotës, John Thompson, aktivist Black Lives Matter. Ky i fundit ishte përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike-Farmer-Laburiste të Minesotës në shtator 2021 pasi dyshohet se akuzoi në mënyrë të rreme një oficer policie për sjellje racor dhe pasi problemet e tij ligjore të së kaluarës, duke përfshirë akuzat për sulm në familje, u bënë publike.

I biri 27 vjeçar po ecte me shpejtësi tej normave kur ndodhi aksidenti dhe pas përplasjes tentoi të largohej në këmbë por u arrestua pak kohë më vonë

Drejtuesit të fuoristradës, gjithashtu i ishte hequr patenta deri në muajin mars pasi kishte dënime për drejtimin e automjetit pa dokumentet e nevojshme.

 Viktima të aksidentit ishin 17-vjeçarja Sabirin Ali, 20-vjeçarja Sara Gesande, 20-vjeçarja Salma Abdikadir, 19-vjeçari Sagal Hershi dhe 19-vjeçarja Siham Adam.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale