VIDEO/Aktivisti i PD-Bashës:
Ti e di që përballë Ramës s'fiton

VIDEO/Aktivisti i PD-Bashës:<br />Ti e di që përballë Ramës s'fiton
Një aktivist pranë PD-së, ka habitur me deklaratën e tij në çadrën e protestuesve të PD-së.

Ai tha përpara Lulzim Bashës, se ky i fundit e ka kuptuar që po të shkojë me Edi Ramën në zgjedhje, i humb.

Ndaj dhe sipas tij, është kjo arsyeja se përse ata janë mbledhur në shesh. 

Deklarata e tij, edhe pse mund të ketë pasur mesazh tjetër, ka shtangur jo vetëm Bashën, që ka duartrokitur me siklet në fund, por edhe të pranishmit e tjerë.

"Lulzim Basha e ka kuptuar se po të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën, ai do t'i humbë ato, prandaj ne jemi këtu, sepse ai nuk do të bëjë një opozitë farsë. Ai nuk po kërkon të ngrejë një alibi që unë i humba zgjedhjet dhe ua thash tre muaj përpara. Dhe këtu nuk bëhet fjalë që ai, Edi Rama, do të rikonfirmojë veten për katër vite të tjera. Nëse e lejojmë t'i bëjë zgjedhjet siç i do ai, do ta kemi në kurriz edhe për 40 vite të tjera", tha ai. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje