Serie A e futbollit në Itali zhvilloi ndeshjet e fundit për javën e 13-të. Në ‘Carlo Castellani’ Empoli dhe Udinese barazuan 1-1. Më i miri në fushë për vendasit ishte Ardian Ismajli, një nga kapitenët e Kombëtares.
Sfida u hap në minutën e 23-të nga Pellegri për vendasit, aksion i nisur nga Ismajli. Më pas në pjesën e dytë ishte Davis që barazoi për rezultatin 1-1. Me notën 7.6 Ismajli u vlerësua nga ‘SofaScore’ si më i miri i vendasve.
Ismajli nuk u driblua asnjëherë, 15 herë largoi topin, bllokoi dy goditje, fitoi 4 duele në ajër. 91% i saktë në pasimet e tij. Jo më kot Juventus dhe Napoli kërkojnë shërbimet e 28-vjeçarit të Kombëtares.
Ndërkohë në 'Pierluigi Penzo' vendasit e Venezias u mposhtën 0-1 nga Leçe, falë golit të Dorgu në minutën e 70-të. Për miqtë 84 minuta luajti Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares që bëri një performancë për t'u vlerësuar.