Premier League luajti sot ndeshjen e fundit për raundin e 18-të. Në "Molineux" të Uolverhamptonit, Wolves mundi 2-0 Chelsean duke bërë që Blutë e Londrës të zhyten edhe më thellë në krizë, duke marrë humbjen e tetë sezonale.
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe pati një mundësi të mirë në fillim të sfidës, por pa konkretizuar brenda zonës. Dueli u zhbllokua në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 51 minutë, kur Lemina përfitoi nga një këndore dhe dërgoi në rrjetë pasimin final të Sarabias.
Goli i pësuar bëri nervoz miqtë, që në harkun e pak minutave u ndëshkuan katër herë me karton të verdhë. Pochettino vendosi të nxirrte jashtë Brojën dhe vendin e tij ia besoi Mudryk.
Edhe pse me forca të reja, Chelsea pësoi sërish në 90+3 me Dohety, duke bërë që shanset e Chelseas për pikë në udhëtim të zbeheshin. Nkunku shënoi golin e parë të Chelsea, edhe pse realizimi i minutës së 90+6 shërbeu sa për statistika.
Me nga 22 pikë në renditje, Chelsea dhe Wolves ndajnë vendet 10 dhe 11 në renditje.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Armando Broja kërkon të driblojë gjithë mbrojtjen, humbet shansin ideal brenda zonës (VIDEO)
Chelsea humbi këtë të diel 2-1 nga Wolves në udhëtim, me sfidën që vlente për javën e 18-të në Premier League. Në këtë duel për Blutë e Londrës nga minuta e parë luajti edhe Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe Pochettino i besoi nga minuta e parë sërish, me 22-vjeçarin që humbi një rast të pastër. Në pjesën e parë Broja kishte shansin e golit, teksa djaloshi nuk goditi portën, por tentoi të driblonte këdo i dilte para dhe në këtë mënyrë humbi kontrollin e topit.