Armando Broja ka muaj jashtë fushe, kjo për shkak të një lëndimi. Sulmuesi tanimë është bashkuar me Everton në stërvitje dhe po merr ngarkesën e duhur fizike, duke shënuar dhe golat e parë.

Në kohën kur skuadrat janë pushim për shkak të Ligës së Kombeve, Broja ka gjetur edhe golat e parë me ekipin e ri, paçka se në stërvitje. Everton ka postuar një fragment nga stërvitja, ku sulmuesi i Kombëtares duket që ka marrë ngarkesën e plotë.

Kujtojmë se Broja nuk është grumbulluar sërish me Kombëtaren duke humbur thuajse gjithë ndeshjet e Ligës së Kombeve.