VIDEO/ Arsenal një gol për shkëputjen, Chelsea fiton në transfertë, ngec United! Liverpool mposht City-n dhe i bën nder 'Topçinjve'

Nga ndeshja e Manchester United

Premier League zhvilloi ndeshjet e javës së 11. Chelsea doli me tri pikë nga transferta me Aston Villa (0-2), duke iu falur dy golave të Mount. Dopieta e djaloshit bëri që Blutë të marrin një tjetër rezultat pozitiv pas fitores në Champions kundër Milan. Do duhej minuta e gjashtë që Mount të zhbllokonte ndeshjen, ndërsa në të 65 për të vendosur "vulën" e suksesit. Në mnutën e 89 në fushë edhe Broja, që zëvendosi Sterling. Aktivizim më shumë stimulues ky për sulmuesin shqiptar. Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e tretë.

Në "Old Trafford", Manchester United barazoi 0-0 me Newcastle, ndërsa Southampton dhe West Ham u ndanë 1-1. Sfida e radhës mes Leeds dhe Arsenal u mbyll 0-1 për miqtë e Arteta. Filluar me vonesë për shkak të një problemi me energjinë elektrike, Topçinjtë do shënonin me Saka pas asistit të Odegard në minutën e 35 të ndeshjes. 

Liverpool fitoi 1-0 në shtëpi me Manchester City në javën e 11 të Premier League. Një gol me kundërsulm i Salah në minutën e 76 të ndeshjes i dha tri pikë The Reds, që marrin një fitore të vyer pas rezultateve "jo" këtë sezon në kampionat. Ndeshja ka qenë e luftuar, me raste dhe tension në fushë. Në minutën e 86 trajneri Klopp u detyrua të ndiqte sfidën nga tribuna pas kartonit të kuq të akorduar nga kryesori Taylor. Haaland luajti 90 minuta për "Qytetarët", pa mundur t'i ndihmojë. Më këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e tetë, ndërsa City me 23 pikë mban vendin e dytë, katër pikë më pak se Arsenal.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
VIDEO/ Liverpool i bën 'gjëmën' Manchester City-t, dueli vendoset nga Salah! Klopp ndëshkohet me karton të kuq

Liverpool fitoi 1-0 në shtëpi me Manchester City në javën e 11 të Premier League. Një gol me kundërsulm i Salah në minutën e 76 të ndeshjes i dha tri pikë The Reds, që marrin një fitore të vyer pas rezultateve "jo" këtë sezon në kampionat. Ndeshja ka qenë e luftuar, me raste dhe tension në fushë. Në minutën e 86 trajneri Klopp u detyrua të ndiqte sfidën nga tribuna pas kartonit të kuq të akorduar nga kryesori Taylor. Haaland luajti 90 minuta për "Qytetarët", pa mundur t'i ndihmojë. Më këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e tetë, ndërsa City me 23 pikë mban vendin e dytë, katër pikë më pak se Arsenal.

Ora 17:39
VIDEO/ Ndalni Arsenalin, një gol mban 'Topçinjtë' në krye të Premier League

Premier League zhvilloi ndeshjet e javës së 11. Leeds dhe Arsenal u mbyll 0-1 për miqtë e Arteta. Filluar me vonesë për shkak të një problemi me energjinë elektrike, Topçinjtë do shënonin me Saka pas asistit të Odegard në minutën e 35 të ndeshjes. Me 27 pikë Arsenal qëndron në krye të Premier League.

Ora 17:38
VIDEO/ Dopietë e Mount, Chelsea fiton në transfertë dhe kërcënon kryesuesit

Premier League zhvilloi ndeshjet e javës së 11. Chelsea doli me tri pikë nga transferta me Aston Villa (0-2), duke iu falur dy golave të Mount. Dopieta e djaloshit bëri që Blutë të marrin një tjetër rezultat pozitiv pas fitores në Champions kundër Milan. Do duhej minuta e gjashtë që Mount të zhbllokonte ndeshjen, ndërsa në të 65 për të vendosur "vulën" e suksesit. Në mnutën e 89 në fushë edhe Broja, që zëvendosi Sterling. Aktivizim më shumë stimulues ky për sulmuesin shqiptar. Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e tretë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?

×

Lajmi i fundit

Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm