VIDEO/ Arsenal shumë i fortë për Nottingham, londinezët rikthehen të kryesojnë! Manchester United i falet një goli

VIDEO/ Arsenal shumë i fortë për Nottingham, londinezët rikthehen të kryesojnë! Manchester United i falet një goli

Premier League

Premier League zhvilloi dy ndeshjet e radhës për javën e 14-të. Arsenal fitoi 5-0 me Nottingham Forest në "Emirates". Dueli u hap shpejt në Londër, me Martinellin që shënoi qysh në minutën e pestë të ndeshjes, duke ia dedikuar golin Pablo Mari, mbrojtësit të Arsenal që u huazua te Monza dhe pak ditë më parë mbeti i plagosur nga sulmi me thikë pranë Milanos.

Me lojën nën kontroll, djemtë e Arteta vijuan të shënonin katër herë në pjesën e dytë. Nelson në minutat 49 dhe 52 realizoi dopietën personale, teksa Partey në të 57 shënoi një supergol. Do duhej Odegaard që në të 78 të vuloste rezultatin. Edhe pse nuk shënoi, Jesus dhuroi dy asiste për golin e tretë dhe pestë, teksa në fushë për 76 minuta ishte edhe Xhaka. Me 31 pikë Arsenal kryeson Premier League me dy pikë më shumë se Manchester City, ndërsa Nottingham me nëntë pikë mban vendin e fundit në klasifikim.

Manchester United fitoi 1-0 me West Ham në javën e 14 në Premier League. Në "Old Trafford" vendosi goli i Rashford, me Djajtë e Kuq që tanimë renditen në vendin e pestë në klasifikim duke lënë pas Chelsea.Ndeshja në Manchester nisi me dëshirën e vendasve për tri pikë. Do duhej asisti i Eriksen dhe realizimi perfekt me kokë i Rashford në minutën e 38 të ndeshjes, që United të dilte me pikët e plota. Ten Hag shijon fitoren e shtatë në krye të United, teksa Manchester është vetëm tetë pikë pas vendit të parë që mbahet nga Arsenal.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
VIDEO/ Manchester United prek Europën dhe kalon Chelsea-n, një gol vendos sfidën në 'Old Trafford'

Manchester United fitoi 1-0 me Ëest Ham në javën e 14 në Premier League. Në "Old Trafford" vendosi goli i Rashford, me Djajtë e Kuq që tanimë renditen në vendin e pestë në klasifikim duke lënë pas Chelsea.

Ndeshja në Manchester nisi me dëshirën e vendasve për tri pikë. Do duhej asisti i Eriksen dhe realizimi perfekt me kokë i Rashford në minutën e 38 të ndeshjes, që United të dilte me pikët e plota. Ten Hag shijon fitoren e shtatë në krye të United, teksa Manchester është vetëm tetë pikë pas vendit të parë që mbahet nga Arsenal.

Ora 16:50
VIDEO/ 'Shuplakë' nga Arsenal, 'Topçinjtë' marrin kreun e Premier League! Fitorja shkon për Pablo Mari

Arsenal fitoi 5-0 me Nottingham Forest në "Emirates". Dueli u hap shpejt në Londër, me Martinellin që shënoi qysh në minutën e pestë të ndeshjes, duke ia dedikuar golin Pablo Mari, mbrojtësit të Arsenal që u huazua te Monza dhe pak ditë më parë mbeti i plagosur nga sulmi me thikë pranë Milanos.

Me lojën nën kontroll, djemtë e Arteta vijuan të shënonin katër herë në pjesën e dytë. Nelson në minutat 49 dhe 52 realizoi dopietën personale, teksa Partey në të 57 shënoi një supergol. Do duhej Odegaard që në të 78 të vuloste rezultatin. Edhe pse nuk shënoi, Jesus dhuroi dy asiste për golin e tretë dhe pestë, teksa në fushë për 76 minuta ishte edhe Xhaka. Me 31 pikë Arsenal kryeson Premier League me dy pikë më shumë se Manchester City, ndërsa Nottingham me nëntë pikë mban vendin e fundit në klasifikim.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur