VIDEO/ Arsenali asnjë gjuajtje në kuadrat, Porto i mposhti me supergol! Arteta: Mungoi agresiviteti

VIDEO/ Arsenali asnjë gjuajtje në kuadrat, Porto i mposhti me supergol! Arteta: Mungoi agresiviteti

Goli i Galenos

Porto fitoi 1-0 kundër Arsenalit në fazën e 1/8 në Champions League dhe në ndeshjen e kthimit që luhet më 12 mars shkon me një rezultat të favorshëm. Ishte supergoli i Galenos në limitet e sfidës (90+4) që çoi peshë të pranishmit në "Do Dragao", teksa nëse shohim statistikat Arsenali në 94 minuta nuk bëri asnjë goditje në portë.

Pas ndeshjes trajneri i "Topçinjve", Mikel Arteta ka thënë se skuadrës së tij i mungoi agresiviteti në fazën sulmuese.

"Natyrisht që ne duhet ta menaxhojmë lojën shumë më mirë kur nuk mund të fitosh. Mënyra se si e trajtuam topin në tre raste në zona të thella, nuk është mjaft e mirë. Na mungonte kërcënimi, më shumë agresivitet, veçanërisht kur e kishim topin në afërsi të zonës mike, veçanërisht në lojën me shpinë, duhet më shumë forcë për të dëmtuar kundërshtarin", tha Arteta.

Paçka se ka bërë mirë në Premier League, Arsenal sheh që të pësojë humbje në Champions League dhe ndeshjen e kthimit në "Emirates" nuk do e ketë të lehtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet

Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet