I mjaftuan vetëm 52 sekonda atentatorit me biçikletë për të vendosur eksplozivin me telekomandë në kondicionerin e farmacisë së babait të Saimir Tahirit, por ka pritur 30 minuta para se ta shpërthente.
 
Falë pamjeve të filmuara nga një telekamerë sigurie pranë farmacisë, tani është e mundur të rindërtohen në detaj dinamikën e atentatit që ndodhi dje në mëngjes.
 
Siç shihet nnë këtë pamje, atentatori që ka fytyrën e mbuluar nga një kapuç mbërrin me biçikletë në rrugicën pranë farmacisë në orën 2.23.12 sekonda.