Champions League zhvilloi mbrëmjen e së martës disa nga ndeshjet e fundit në grupe. Në 18:45 radha ishte për grupin B. Porto fitoi pastër 2-1 me Atletico Madrid, duke bërë që spanjollët të renditen të fundit në grup, duke mos qenë as në Europa League. Barazimi 0-0 i Leverkusen dhe Brugge solli kalimin e gjermanëve në Europa League, si skuadra që mban vendin e tretë në grup. Belgët e Brugge luajtën të qetë, duke ditur se kalimin më tej e kishin të sigurt.
Në 21:00, Bayern Munich fitoi 2-0 me Interin. Të kualifikuara për në fazën tjetër, skuadrat luajtën të shpenguara me tri pikët që folën për bavarezët. Golat e ndeshjes u shënuan nga Pavard në të 32 minutë dhe Choupo-Moting në të 72 minutë. Me 18 pikë, Bayern është për rekord duke marrë pikët e plota në gjashtë ndeshje. Inter në vendin e dytë të grupit C me 10 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 7 pikë.
Barcelona nuk e vendosi në diskutim fitoren, duke marrë tri pikë në transfertë. 2-4 fituan katalanasit kundër Viktoria Plzen në Çeki. Goli i Alonso, dopieta e Ferran Torres dhe goli i Torre vendosën ndeshjen, teksa për vendasit shkurtoi me dopietë Chory në minutat 51 dhe 63. Barcelona e treta në grupin C siguron kalimin në Europa League, ku do luajë për sezonin e dytë radhazi.
Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-0 me Napolin. Goli i Salah në minutën e 85 dhe Nunez në 90+8' vendosën tri pikët për djemtë e Klopp. Me 15 pikë, Napoli dhe Liverpool ndajnë vendin e parë, teksa italianët për shkak të golavarazhit janë në vendin e parë të grupit A, duke kaluar më tej. Ajax në Europa League, teksa Rangers me zero pikë mbyll grupin.
Dramë e vërtetë në grupin D. Eintracht Frankfurt përmbysi 1-2 Sporting në Lisbonë, me gjermanët që marrin vendin e dytë në grup, duke kaluar më tej. Goli i Gomes për vendasit nuk vleu në pjesën e parë, me Kamada dhe Kolo Munai që përmbysën gjithçka, për të dërguar në vendin e parë gjermanët. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Marseille humbi 1-2 me Tottenham, me skuadrën e Conte që i falet golave të Lengelt në të 54 minutë dhe Hojbjerg në 90+5. Me golin në sekondat e fundit Spurs e mbyllin në vendin e parë në grupin D, teksa Marseille shkon në vendin e fundit duke mos u kualifikuar në Europa League për një minutë.
Rezultatet:
18:45
Bayer Leverkusen 0-0 Club Brugge
Porto 2-1 Atletico Madrid (Taremi 5', Eustaquio 24' / Marcano 90+2 (aut))
21:00
Bayern Munich 2 - 0 Inter (Pavard 32', Choupo-Moting 72')
Liverpool 2 - 0 Napoli (Salah 86', Nunez 90+8')
Marseille 1 - 2 Tottenham (Mbemba 45+2 / Lenglet 54', Hojbjerg 90+5')
Viktoria Plzen 2 - 4 Barcelona (Chory 50', 63' / M. Alonso 6', F. Torres 44', 54', P. Torre 75')
Rangers 1 - 3 Ajax (Tavernier 86' / Berghuis 3', Kudus 29', Concelcao 89')
Sporting 1 - 2 Frankfurt (Gomes 39' / Kamada 62', Kolo Muani 72')
Renditja:
Dramë e vërtetë në grupin D. Eintracht Frankfurt përmbysi 1-2 Sporting në Lisbonë, me gjermanët që marrin vendin e dytë në grup, duke kaluar më tej. Goli i Gomes për vendasit nuk vleu në pjesën e parë, me Kamada dhe Kolo Munai që përmbysën gjithçka, për të dërguar në vendin e parë gjermanët. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Marseille humbi 1-2 Tottenham, me skuadrën e Conte që i falet golave të Lengelt në të 54 minutë dhe Hojbjerg në 90+5. Me golin në sekondat e fundit Spurs e mbyllin në vendin e parë në grupin D, teksa Marseille shkon në vendin e fundit duke mos u kualifikuar në Europa League për një minutë.
Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-0 me Napolin. Goli i Salah në minutën e 85 dhe Nunez në 90+8' vendosën tri pikët për djemtë e Klopp. Me 15 pikë, Napoli dhe Liverpool ndajnë vendin e parë, teksa italianët për shkak të golavarazhit janë në vendin e parë të grupit A, duke kaluar më tej. Ajax në Europa League, teksa Rangers me zero pikë mbyll grupin.
Në 21:00, Bayern Munich fitoi 2-0 me Interin. Të kualifikuara për në fazën tjetër, skuadrat luajtën të shpenguara me tri pikët që folën për bavarezët. Golat e ndeshjes u shënuan nga Pavard në të 32 minutë dhe Choupo-Moting në të 72 minutë. Me 18 pikë, Bayern është për rekord duke marrë pikët e plota në gjashtë ndeshje. Inter në vendin e dytë të grupit C me 10 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 7 pikë. Kristjan Asllani luajti 90 minuta te zikaltërit, duke qenë ndër më të mirët në fushë paçka humbjes së të tijve.
Në Portugali, Porto fitoi 2-1 me Atletico Madrid falë golave të Taremit në minutën e 5 dhe Eustaquio në minutën e 24 duke marrë kreun e grupit B. Tri pikëshi i vendosur që në pjesën e parë bëri që miqtë e Simeones të kalojnë periudhën më të vështirë në vitet e fundit, duke mos ia dalë të kalojnë më tej edhe pas autogolit të Marcano në fundin e takimit. Vendi i katërt në grupin B është shumë pak për spanjollët. Me kualifikimin të siguruar, Porto i ka dhënë leksion miqve. Nga grupi B kalojnë në fazën me eleminim Porto dhe Brugge, teksa Leverkusen luan në Europa League.
VIDEO/ Porto 2-1 Atletico Madrid (Taremi 5', Eustaquio 24' / Marcano 90+2 (aut))