Kujdesi që duhet të tregojmë kur ecim në rrugë me makinë është thelbësore për jetën tonë dhe të personave që ndodhen bashkë me ne në makinë. Mirëpo disa njerëz nuk u kushtojnë rëndësi detajeve që mund të kthehen në rrezik jete nga momenti në moment. Një video e mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, e xhiruar nga drejtues i një automjeti, tregon një autobus që ecën i anuar përgjatë rrugës. Do mjaftonte pak shpejtësi dhe mjeti do të rrëzohej së bashku me njerëzit që ka brenda. Në pamjet e mëposhtme shihet qartë se autobusi gomat e njërës anë i ka krejtësisht të dala jashtë funksionit. Shikojini:
Komento