Kujdesi që duhet të tregojmë kur ecim në rrugë me makinë është thelbësore për jetën tonë dhe të personave që ndodhen bashkë me ne në makinë. Mirëpo disa njerëz nuk u kushtojnë rëndësi detajeve që mund të kthehen në rrezik jete nga momenti në moment. Një video e mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, e xhiruar nga një drejtuesi i një automjeti, tregon një autobus që ecën i anuar përgjatë gjithë rrugës. Mjafton pak më tepër shpejtësi dhe mjeti do të rrëzohej së bashku me njerëzit që ka brenda. Siç shihet në pamjet e mëposhtme gomat e njërës anë të autobusit kanë dalë tërësisht jashtë funskionit.
Komento