Pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente frike dhe kaosi, pasi karikusi i një celulari mori flakë. Dy persona në bordin e avionit TR993 u plagosën dhe pësuan djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë shpëtuan shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar.
Kabina e avionit u mbush me tym dhe të gjithë pasagjerët ishin të shpërqëndruar, siç shihet edhe në video. Stjuardesa përpiqet të qetësojnë pasagjerët dhe si përfundim u bë e mundur evakuimi i 189 personave në bord.
Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.

F.D/Shqiptarja.com
Komente

