Video: Azem Hajdari grushta në
parlament, Ndoka i inatosu

Video: Azem Hajdari grushta në<br />parlament, Ndoka i inatosu
TIRANE-Ishte viti 1997, por disa video i kanë regjistruar ngjarjet dhe i përcjellin aq pastër si të kishin ndodhur dje. 

Pamjet dëshmojne grushtat dhe përleshjet që ndodhen në parlamentin shqiptar në Tiranë shtatorin e vitit 1997, ndërsa Partia Socialiste e cila ishte në pushtet ndërmori disa masa për rritjen e taksave masa që kundërshtohen nga partia opozitare në atë kohë, Partia Demokratike.

Këto filmime të rralla janë nga Associated Press e cila në arkivën e saj të pasur ka të gjitha momentet e nxehta të vitit të trazirave, 1997, deri plagosjen e Azem Hajdarit nga një deputet socialist.

Sipas AP, frustrimi i partisë opozitare,  Partisë Demokratike nisi të shfryjë ndërsa socialistët të cilët kishin shumicën në qeveri nuk i dhanë mundësi të diskutoheshin ndryshimet sa i përket taksave.

Jashtë paralamentit protestuesit thërrisnin “Ne duam mbrapsht paratë tona”, kurse në brendësi të parlamentit deputetët opozitarë grushtonin duart në tryeza në shenjë protestë.

Shihet një moment sesi Nard Ndoka shkon në drejtim të Arben Malaj që ndodhej në podium duke mbajtur një fjalë dhe tenton t’i shkulë mikrofonin.

Nuk mungojnë edhe grushtat mes deputetëve. Kjo ndodhi kur fjalnë e kishte marrë deputeti socialist, Gafurr Mazreku. Pranë tij shkoi deputeti i ndjerë i PD, Azem Hajdari i cili pas debatit me fjalë, u konfrontua fizikisht me deputetin socialist. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë që të ndaheshin kolegët që përlesheshin. Video mbyllet në këtë moment, por ky ishte dhe casti kur Mazreku nxjerr një pistoletë dhe e qëllon Hajdarin duke e lënë të plagosur.

Mazreku për këtë vepër penale bëri 5 vite burg dhe përfitoi ulje dënimi nga 3 amnisti.

Kjo ishte tentativa e parë për të vrarë Azem Hajdarin.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit