Këto foto tregojnë se një bandë grabitësish, të veshur të gjithë me të zeza, e bllokuan tërësisht trafikun në përpjekje për të grabitur një kamera të BBC-së e cila ishte vendosur për të transmetuar një garë motoskafësh në Oxford Cambridge të Londrës në Angli.
Me dhjetëra dëshmitarë u dukën të shtangur teksa shihnin gjashtë personat e bandës me motora të cilët duket se nuk e vrisnin mendjen nga publiku gjatë tentativës së tyre të grabitjes në Putney Bridge.
Të veshur me kaska që ua mbulonin të gjithë fytyrën, gangsterët tentuan të shkulnin një kamera transmetuese të vendosur pa roje në një kënd të urës nga do të filmonte.
Megjithatë, ata u larguan duarbosh pasi u përballën me një polic civil, pak pas orës 5 sipas orës lokale të ditës së djeshme.