La Liga në Spanjë është në javën e 18-të. Këtë të shtunë, Real Sociedad fitoi 0-2 në transfertë me Rayo Vallecano. Paçka se te vendasit nga minuta e parë ishte Ivan Balliu, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ia doli t'i japë një pikë të tijve. Në Barcelonë, Espanyol fitoi 1-0 me Betis falë golit të Braithwaite (43'). Atletico Madrid fitoi 3-0 me Valladolid.
Në stadiumin "Futbol de Vallecas" në Madrid, Real Sociedad mori fitore 0-2 kundër vendasve të Rayo Vallecano. Miqtë zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, teksa u shënuan dy gola. Në minutën e 15-të, Sorloth kaloi në avantazh Sociedad, teksa Barrenetxea shënoi golin e qetësisë në minutën e 36-të. Në fushë për Vallecanon ishte edhe Ivan Balliu, i cili luajti për 84 minuta por pa ndihmuar të tijtë. Pas ndeshjes së sotme, Sociedad me 38 pikë barazon në vendin e dytë Real Madridin (dy ndeshje më pak), teksa Vallecano qëndron në vendin e 9 me 26 pikë.
Në stadiumin "Metropolitan", Atletico Madrid fitoi 3-0 me Real Valladolid për javën e 18-të të La Ligës. Ndeshja nisi shpejt për vendasit, me Moratën që shfrytëzoi mirë asistin e Griezmann. Fantazisti francez shënoi golin e dytë në minutën e 23, teksa Hermoso në të 28 minutë shënoi golin e tretë. Në fushë për madrilenët u fut edhe Depay, me holandezin që dje u prezantua te Atletico. Atletico Madrid me 31 pikë merr vendin e katërt, duke siguruar zonën Champions, ndërsa Valladolid me 17 pikë mban vendin e 17-të.
La Liga - java 18-të:
Rayo Vallecano 0-2 Real Sociedad
16:00 Espanyol 1-0 Betis
18:30 Atletico Madrid 3-0 Valladolid
21:00 Sevilla 1-0 Cadiz
Renditja: