VIDEO/ Barcelona bën udhëtimin e pazakontë me helikopter, ndeshjen e Kupës e luan në Afrikë

VIDEO/ Barcelona bën udhëtimin e pazakontë me helikopter, ndeshjen e Kupës e luan në Afrikë

Skuadra e Barcelonës

Barcelona luan sot në 20:00 në transfertë me Ceuta për raundin e 1/8 në Kupën e Spanjës. Katalanasit kanë bërë një udhëtim të pazakontë duke ndërruar kontinent. Skuadra dhe qyteti i Ceuta ndodhen në Afrikën Veriore, në kufi me Marokun.

Skuadra e Barçës ka udhëtuar me avion deri në Malaga dhe më pas ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter, duke mos përdorur udhëtimin me traget, si forma më e përdorur për që lidh qytetin spanjoll në Afrikë me Europën.

Ceuta është një qytet autonom spanjoll në bregdetin verior të Afrikës. Kufizohet me Marokun dhe shtrihet përgjatë kufirit midis Detit Mesdhe dhe Oqeanit Atlantik. Është një nga disa territoret spanjolle në Afrikë dhe së bashku me Melilla dhe Ishujt Kanarie, janë nga të paktat që janë të banuara përgjithmonë nga një popullsi civile. Kështu që për Kupën e Spanjës, Barcelona do duhet të luajë në Afrikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen