Në 'Camp Nou' Barcelona iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Lamine Yamal për të mposhtur 1-0 Celta Vigon dhe për të marrë tri pikë që e afrojnë më shumë se kurrë me titullin kampion në La Liga. Në minutën e 40-të ylli spanjoll nuk gaboi nga 11 metërshi duke mposhtur gardianin Radu. Fill pasi goditi topin, Yamal ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe u shtri në tokë i rrethuar nga shokët e skuadrës, teksa u kërkua zëvendësimi. Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin, por shton se si pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026 me Spanjën.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?