SHBA - Barcelona humbi dje 3-2 kundër Club America në Dallas të SHBA-së, në një miqësore. Sfida pa në fushë emra të rinj për katalanasit, me Xavin që është surprizuar veçanërisht nga Yamine Lamal.
16-vjeçari që ka luajtur disa herë këtë sezon edhe në La Liga e Champions, iu ka kujtuar tifozëve të Barçës kohët e arta të Lionel Messit. Djaloshi ka "vjedhur" një top nga mesi i fushës dhe ka vrapuar për më shumë se 40 metra duke dribluar këdo i dilte para, e më pas e ka dërguar sferën në rrjetë.
Menjëherë ai është pagëzuar nga tifozët si "Messi i ri" dhe goli i 16-vjeçarit ka bërë xhiron e medieve.