VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Ceutas, kalon në çerekfinalet e Kupës së Mbretit

VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Ceutas, kalon në çerekfinalet e Kupës së Mbretit

Festa e Barcelonës

Barcelona fitoi 0-5 me Ceuta në fazën e 1/8 të Kupës së Mbretit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Alfonso Marubo" në Afrikën e Veriut, ka bërë që katalanasit të kalojnë më tej në çerekfinale. Dueli u kontrollua nga Barça që shënoi në pjesën e parë me Raphinha në minutën e 41.

Në pjesën e dytë, Barcelona gjeti edhe katër gola të tjerë. Lewandowski në minutën e 50-të dhe 90-të, Ansu Fati dhe Kessie dërguan shifrat në 0-5. Skuadra e Xavi nuk e ka pasur të vështirë të kalojë në çerekfinale, teksa për të mësuar kundërshtarin e radhës, do duhet të presë shortin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur