Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 13-të. Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga duelet e këtij raundi, me skuadrat pretendente që bënë detyrën. Kështu, Bayern Munich fitoi 2-3 në transfertë me Hertha Berlin, Dortmund mundi në shtëpi 3-0 Bochum, Frankfurt fitoi 1-2 me Augsburg, teksa fitore morën edhe Hoffenheim dhe Wolfsburg.
Në Olympiastadion, Bayern fitoi 2-3 me Hertha Berlin. Të pestë golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutat e para, me skuadrën e Nagelsmann që përkohësisht merr kreun e Bundesligës në pritje të Union Berlin që ka një duel më pak. Për Herthën shënuan Lukebakio dhe Selke, teksa Musiala dhe dopieta e Choupo-Moting dërgojnë bavarezët në krye të Bundesligës me 28 pikë, dy më shumë se Union Berlin që ka një ndeshje për të zhvilluar. Hertha me 11 pikë mban vendin e 14-të.
Në "Iduna Parku", Dortmund fitoi 3-0 me Bochum. Golat për skuadrën e Terzic u shënuan nga Reyne dhe Moukoko me dopietë. Në të tetën minutë 17 vjeçari Moukoko hapi ndeshjen, teksa në të 12 Reyna shënoi të dytin. Në shtesën e dytë të pjesës së parë Moukoko dërgoi në "kasafortë" tri pikët me golin e tretë. Me këtë fitore, Dortmund mban vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa me shtatë pikë Bochum qëndron në fundin e renditjes.
Werder Bremen për javën e 13 në Bundesligë fitoi 2-1 me Schalke 04. Vendasit e Werner nuk e patën të lehtë, pasi Schalke e nisi vrullshëm aqsa iu anullua një gol nga VAR në të 16 minutë. Sfida u hap me Fullkrung në të 30 minutë, për të vijuar me golin e dytë dhe të qetësisë për Bremen në të 76 me Ducksch. Në fundin e takimit dhe konkretisht në të 89 minutë, Draxler shkurtoi për miqtë. Me këtë humbje Schalke mbetet në fundin e renditjes me 6 pikë, ndërsa Bremen me 21 pikë mban vendin e shtatë, një më pak se zona europiane.
Rezultatet:
Augsburg 1-2 Frankfurt (M. Berisha 1 / Rode 13', Knauff 64')
Dortmund 3-0 Bochum (Moukoko 8', 45+2', Reyna 12')
Hertha Berlin 2-3 Bayern Munich (Lukebakio 40', Selke 45' / Musiala 12', Choupo-Moting 37', 38')
Hoffenheim 1-2 RB Leipzig (Rutter 50' / Nkunku 17', 57')
Mainz 0-3 Wolfsburg (Uimmer 33', Arnold 70', Baku 84')
Werder Bremen 2-1 Schalko 04 (Fullkrug 30', Ducksch 76' / Dranler 89')
Renditja:
Dortmund fitoi sot 3-0 me Bochum për javën e 13 në Bundesligën gjermane të futbollit. Dy gola në këtë takim u shënuan nga talenti 17 vjeçar Youssoufa Moukoko. Djaloshi i verdhezinjve thyen rekordin e Bundesligës, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon 10 gola në një sezon. Me origjinë nga Kameruni, djaloshi është pjesë e U-21 të Gjermanisë edhe pse në moshën 17 vjeçare. Me kontratë deri në 2023, duket se Dortmund do rinovojë me yllin e ri të skuadrës.
Werder Bremen për javën e 13 në Bundesligë fitoi 2-1 me Schalke 04. Vendasit e Werner nuk e patën të lehtë, pasi Schalke e nisi vrullshëm aqsa iu anullua një gol nga VAR në të 16 minutë. Sfida u hap me Fullkrung në të 30 minutë, për të vijuar me golin e dytë dhe të qetësisë për Bremen në të 76 me Ducksch. Në fundin e takimit dhe konkretisht në të 89 minutë, Draxler shkurtoi për miqtë. Me këtë humbje Schalke mbetet në fundin e renditjes me 6 pikë, ndërsa Bremen me 21 pikë mban vendin e shtatë, një më pak se zona europiane.
Werder Bremen 2-1 Schalko 04 (Fullkrug 30', Ducksch 76' / Dranler 89')
dortmund.jpg" style="height:400px; width:720px" />