ITALI - Për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit, Atalanta ia doli që të jetë në finalen e një turneu evropian. Berat Gjimshiti me shokë ia dolën të kalonin 4-1 Marseillen me rezultat të përgjithshëm dhe bënë që festa në rrugët e Bergamos mos ndalej deri në të gdhirë, për arritjen e finales së Europa League.
Ndeshja e mbrëmjes së djeshme u fitua 3-0 nga djemtë e Gasperinit dhe Berat Gjimshiti ishte një ndër më të mirët në fushë duke u vlerësuar me notën 7.8, ndërsa më mirë se ai ishte Lookman dhe Ruggeri, autorët e golave.
Përpara finales së 22 majit në Dublin kundër Bayer Leverkusen, Atalanta do diskutojë trofeun e Kupës së Italisë dhe më 15 maj në "Olimpico" përballë është Juventusi.