MADRID, Spanjë - Pas një gjysme të parë sezoni jo të lehtë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka gjetur mënyrën ideale për të rikthyer atmosferën festive në shtëpinë e tij. Stadiumi “Bernabeu” është shndërruar këto ditë në një park argëtues dimëror, duke u kthyer në qendër të festimeve të Krishtlindjeve në kryeqytetin spanjoll.
Nga data 23 deri më 31 dhjetor, stadiumi pret eventin “Mavidad”, një lojë fjalësh mes Madridit dhe “Navidad” (Krishtlindje në spanjisht), që ka transformuar fushën legjendare të Realit në një fshat përrallor të mbuluar me dëborë artificiale dhe aktivitete për të gjitha moshat.
Në “Bernabeu” janë ngritur nëntë zona argëtimi, të shpërndara në të gjithë fushën. Mes tyre spikat “Lumi Magjik”, ku vizitorët mund të shijojnë patinazhin mbi akull, si dhe një karusel festiv, treg ushqimi dhe aktivitete të shumta familjare.
Atraksioni më emocionues mbetet një rrëshqitëse gjigante, e cila u lejon vizitorëve të rrëshqasin nga tribunat e stadiumit drejt fushës, duke përjetuar “Bernabeun” nga një këndvështrim krejtësisht i ri.
Përtej futbollit, Real Madridi po e shndërron stadiumin e tij mitik në një pikë takimi për qytetarët dhe turistët, duke i dhënë “Bernabeut” një rol të veçantë edhe jashtë fushës së lojës gjatë festave të fundvitit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
49.5%
-
Jo
45.8%
-
Jam i/e dyzuar
4.7%
Vota total: 192
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Europol sekuestron 7.6 ton drogë me vlerë 346 milion dollarë! Shkatërrohet rrjeti i kokainës mes kartelit 'Los Lobos' në Ekuador dhe mafias shqiptare në Europë
4 Mars, 12:29
-
Kryeministri spanjoll i përgjigjet Donald Trump-it për luftën në Iran, Sanchez: Kështu nisin katastrofat e njerëzimit! Nuk mund të luhet ruletë ruse me miliona jetë njerëzish
4 Mars, 11:50
-
Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, reagon kryeministri spanjoll: Jo luftës, s’do të përsërisim gabimet e së shkuarës
4 Mars, 09:44
-
GOLAT/ S'ka mrekulli në 'Camp Nou', Barça fiton 3-0 kundër Atleticos! Madrilenët janë finalistët e parë të Kupës së Mbretit
4 Mars, 08:45
-
Rodrygo këput ligamentin e kryqëzuar dhe mbyll sezonin me Real Madridin, i jep lamtumirën edhe Kupës së Botës 2026
3 Mars, 16:50
-
VIDEO/ Real Madridi bën 'vetëvrasje' mes nervave, humbet 0-1 kundër Getafes dhe shkon -4 pikë nga Barça kryesuese! Miqtë fitojnë në 'Bernabeu' pas 18 vitesh
3 Mars, 08:38
-
GOLAT/ Barcelona likuidon 4-1 Villarrealin, Lamine Yamal tripletë me rekord
28 Shkurt, 19:31
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Pranga 53-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi
28 Shkurt, 13:38
-
Renditja e UEFA-s/ Anglia 'arratiset' në krye, Italia i afrohet Gjermanisë dhe synon vendin shtesë në Champions League
28 Shkurt, 12:34
-
Champions League mëson çiftet e fazës së 1/8-ave, Real Madridi përballet me Man. Cityn, PSG - Chelsea! Bayern dhe Arsenal rivalë të lehtë në letër
27 Shkurt, 10:14
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 4 shqiptarë në pranga! Sekuestrohen 10 mijë euro, ora e çanta të markave luksoze (VIDEO)
27 Shkurt, 10:12
-
Cristiano Ronaldo 'rikthehet' në Spanjë, blen 25 përqind të aksioneve të klubit të La Liga 2
26 Shkurt, 11:24