La Liga e futbollit në Spanjë ka nisur këtë të shtunë javën e 22-të. Real Sociedad barazoi 1-1 me Celta Vigon, Betis fitoi 2-1 në shtëpi me Real Valladolid, teksa Mallorca me Muriqin në krye mori tri pikë të rëndësishme, duke mundur 4-2 Villarrealin. Sulmuesi i Kosovës shënoi dhe asistoi në këtë përballje, teksa ka gjetur 9 herë rrugën e rrjetës këtë edicion. Në 21:00 Osasuna humbi 0-2 me Real Madridin.
Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas mundën 4-2 Villarrealin në një ndeshje maksimalisht të luftuar. Ndeshja u hap nga Kadewere në minutën e 20 për vendasit, teksa barazoi Morales në të 43 minutë. Pjesa e parë nuk u mbyll këtu, pasi Mallorca mori avantazhin sërish, këtë herë me Rodriguez. Miqtë barazuan 2-2 me Chukueze, ndërsa më pas Mallorca me Rodriguez në të 56 dhe Muriqin në të 63 minutë dërguan shifrat në 4-2. Për shqiptarin e Mallorcas ky ishte goli i dytë në kampionat, teksa Muriqi asistoi edhe në golin e parë. Villarreal mbetet me 31 pikë në vendin e tetë momentalisht, ndërsa Mallorca me po 31 pikë në vendin e 10-të.
Real Madrid fitoi 0-2 me Osasunën në transfertë. "Galaktikët" zgjidhën gjithçka në 12 minutat e fundit të ndeshjes, duke i bërë presion Barcelonës kryesuese. Valverde në minutën e 78 zhbllokoi gjithçka pas asistit të Vinicius, teksa në minutën 90+2 u kujdes Asensio për golin e dytë. Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e dytë të La Liga-s, pesë pikë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak. Osasuna me 30 pikë mbetet në vendin e 10-të.
La Liga - java 22:
Real Sociedad 1-1 Celta Vigo
Betis 2-1 Valladolid
Mallorca 4-2 Villarreal
Osasuna 0-2 Real Madrid
Renditja: