Serie A e futbollit është në javën e 13-të. Mesditën e së dielës, Bologna fitoi 2-1 me Torinon duke marrë suksesin e tretë radhazi. Skuadra e Tiago Mota përmbysi golin e Lukic, me Orsolinin dhe Posch. Në sfidën tjetër, Monza fitoi 2-0 në shtëpi me Veronën. Carlos Augusto dhe Colpani shënuan te vendasit, teksa në fundin e lojës Sensi la fushën në lot pas një dëmtimi të rëndë. Në "Luigi Ferraris", Sampdoria u mund 0-2 nga Fiorentina. Bonaventura dhe Milenkovic shënuan për skuadrën e Italianos. Në "Olimpico" Lazio fitoi 0-1 me Romën në derbin e kryeqytetit, teksa Juventus mposhti 2-0 Interin në Torino.
Fiorentina siguroi tri pikë me vlerë në Serie A. Skuadra e Italianos fitoi 0-2 me Sampdorian në "Luigi Ferraris" për javën e 13-të. Miqtë gjetën golin me anë të Bonaventura në minutën e katërt të takimit, teksa në të 58 Milenkovic "arkivoi" tri pikët me golin e dytë. Me këtë fitore Violat ngjiten në vendin e 11 me 16 pikë, kundrejt gjashtë pikëve të dorianëve që qëndrojnë në vendin e parafundit të Serie A.
Derbi i kryeqytetit italian foli për "Shqiponjat". Lazio fitoi 0-1 në "Olimpico" me Romën, duke e parakaluar në renditjen e Serie A. Për javën e 13 të kampionatit, skuadra e Sarrit ia doli të marrë tri pikë në derbi dhe të "veshë" Romën bardhekaltër. Një gol i Felipe Anderson në minutën e 29 vulosi ndeshjen, teksa gafa e Ibanez rëndon te goli. Për Lazion 21 minuta në pjesën e dytë luajti Elseid Hysaj, ndërsa Kumbulla te Roma qëndroi në stol. Pas suksesit Lazio me 27 pikë merr vendin e tretë, teksa Roma qëndron në vendin e pestë me 25 pikë.
Juventus fitoi 2-0 me Interin në javën e 13 në Serie A. "Derbi i Italisë" foli për bardhezinjtë, që në Torino kthehen te suksesi në një ndeshje të rëndësishme ndaj një rivali në garën për titullin kampion. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, me Rabiot që kaloi në avantazh Juventusin pas 52 minutash lojë. Asisti i Kostic u shfrytëzua bukur nga francezi, që e ndali sferën pas krahëve të Onana. Në të 63 Juventus gjeti golin e dytë me Danilo, teksa VAR e anulloi për prekje të topit me dorë. Sfida do vendosej në minutën e 84 nga Fagioli, me talentin e Juves që shënoi pas asistit të Kostic. Veç dy pasimeve finale, serbi goditi edhe shtyllën. Tri pikët dërgojnë Juventusin në vendin e pestë me 25 pikë, duke kaluar Interin që qëndron në vendin e shtatë me 24 pikë.
Rezultatet:
Bologna 2-1 Torino
Monza 2-0 Verona
Sampdoria 0-2 Fiorentina
Roma 0-1 Lazio
Juventus 2-0 Inter
Renditja: