Chelsea fitoi 3-0 me Wolves për javën e dhjetë në Premier League. Trajneri Potter hodhi në fushë sulmuesin Armando Broja në minutën e 72 të ndeshjes, me shqiptarin që nuk zhgënjeu duke gjetur golin e parë me Blutë në Premier Legaue. Pas tentativash të gjata, Broja do shtangte portierin Jose në minutën e 90.
Marrje, driblim dhe goditje fantastike nga 21 vjeçari, që gjen kështu golin e parë me fanellën e Chelsea. Me kontratë deri në 2028, Armando shihet si shpresa e sulmit te skuadra që vendosi pak javë më parë Potter në stol. Me këtë realizim, Broja i dërgon "sms" trajnerit për më shumë minuta. Më herët për Chelsea shënuan Havertz dhe Pulisic. Pas tetë ndeshjeve (dy më pak), Chelsea me 16 pikë qëndron në vendin e katërt, shtatë më pak se City kryesues.
Armando Broja shënoi sot golin e parë me fanellën e Chelsea në Premier League. Shqiptari gjeti rrjetën në minutën e fundit, me Chelsea që fitoi 3-0 me Wolves në "Stamford Bridge". Rrjeta e parë me Blutë erdhi në një ditë të veçantë për Armandon, pasi i ati feston sot ditëlindjen. Ka qenë Broja që e ka uruar të atin në rrjetet sociale, me legjendën John Terry dhe ekspertin e merkatos Fabrizio Romano që kanë komplimentuar shqiptarin për golin. "Urime shoku", i shkruan ish-kapiteni i Bluve. "Një nga shumë", komenton Fabrizio Romano eksperti i merkatos.
Do ishte super që Broja - Sterling do ishin shkaterrues si lojtar në sulm tek Chelsea
Përgjigju