E pabesueshme ajo që ndodh në futbollin e niveleve të ulëta në Brazil. Gjyqtari i ndeshjes ‘çmendet” dhe nxjerr pistoletën për t’iu kundërpërgjigjur protestave të shumta.

Në një ndeshje të kampionatit rajonal në Brumadinho në Brazil në një moment të caktuar pati shumë protesta madje u fut në fushë edhe një drejtues.

Në këtë moment edhe arbitri i ndeshjes “çmendet” vrapon për në dhomat e zhveshjes dhe rikthehet në fushë me një pistoletë në dorë.