Serie A e futbollit është në javën e 35-të. Në 15:00 në Salerno, Salernitana fitoi 1-0 me Atalantën, me gol të Candrevës në minutën e 90+3 të ndeshjes. Humbja largon bergamaskët nga zona Champions. Në 18:00 Spezia fitoi 2-0 me Milanin duke turpëruar zikaltërit, ndërsa në 20:45 Interi fitoi 4-2 Sassuolo-n. Të martën në 21:00 luhet Inter - Milan për ndeshjen e kthimit në Champions League, me dy skuadrat që janë në provën gjenerale. Kujtojmë se në duelin e parë fitoi Milani 0-2.
Në stadiumin "Arechi" në Salerno, Salernitana fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 35-të në Serie A. Një gol i Candrevës në minutën e 90+3 të ndeshjes i dha tri pikë të tijve, ndërsa miqtë nga Bergamo shkojnë në vendin e shtatë duke dalë nga zona Champions. Me 38 pikë, Salernitana shkon në vendin e 15-të, duke qenë 11 pikë më shumë se zona e mbijetesës.
Spezia ka befasuar Milanin, teksa për javën e 35-të në Serie A kuqezinjtë e Piolit janë mundur 2-0 në stadiumin "Alberto Picco" në La Spezia. Me ndryshime në ekip, Milani nuk ia doli të marrë as edhe një pikë, teksa për momentin është jashtë zonës Champions. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Wisniewski që zhbllokoi ndeshjen në të 75 minutë, para se Esposito në të 85 të shënonte një gol brilant nga goditja e dënimit. Me 30 pikë, Spezia mban vendin e 18-të në Serie A, duke u futur në garë për të shpëtuar sezonin me një mbijetesë të mundshëm. Milani me 61 pikë ndodhet në vendin e pestë. Kujtojmë se kuqezinjtë kishin bërë disa ndryshime në formacion për këtë duel, duke lënë jashtë disa nga emrat e rëndësishëm. Milani luan të martë në 21:00 ndeshjen e kthimit kundër Interit për gjysmëfinalen e Champions League, me duelin e parë që u fitua 0-2 nga zikaltërit.
Interi fitoi 4-2 me Sassuolon për javën e 35-të në Serie A. Ndeshja prodhoi gjashtë gola, dy të anuluar me VAR, autogol dhe grintë sportive. Dueli u hap nga Lukaku në minutën e 41, teksa më pas Tressoldi shënoi në portën e tij duke dërguar Interin në 2-0 në minutën e 55-të. Më pas ishte Lautaro që në të 58 minutë u duk se arkivoi pikët me golin e 3-0, teksa Henrique dhe Frattesi shënuan për Sassuolon duke bërë që Interi të dridhej. Do duhej Lukaku me dopietë në minutën e 89 për të shënuar golin e qetësisë. Tanimë me 66 pikë, zikaltërit mbajnë vendin e tretë dhe janë gati për ndeshjen gjysmëfinale në Champions League kundër Milanit.
Serie A - java 35-të:
15:00 Salerniatan 1-0 Atalanta
18:00 Spezia 2-0 Milan
20:45 Inter 4-2 Sassuolo
Renditja:
Interi fitoi 4-2 me Sassuolon për javën e 35-të në Serie A. Ndeshja prodhoi gjashtë gola, dy të anuluar me VAR, autogol dhe grintë sportive. Dueli u hap nga Lukaku në minutën e 41, teksa më pas Tressoldi shënoi në portën e tij duke dërguar Interin në 2-0 në minutën e 55-të. Më pas ishte Lautaro që në të 58 minutë u duk se arkivoi pikët me golin e 3-0, teksa Henrique dhe Frattesi shënuan për Sassuolon duke bërë që Interi të dridhej. Do duhej Lukaku me dopietë në minutën e 89 për të shënuar golin e qetësisë. Tanimë me 66 pikë, zikaltërit mbajnë vendin e tretë dhe janë gati për ndeshjen gjysmëfinale në Champions League kundër Milanit.
Milani humbi 2-0 me Spezian në transfertë, për javën e 35-të në Serie A. Kjo humbje nuk është kapërdirë nga tifozët e Milanit, që kanë kërkuar llogari nga trajneri Pioli dhe futbollistët. Pas ndeshjes, ultrasit kanë vendosur në radhë ekipin dhe duket se i kanë kërkuar që të mbajnë përgjegjësi për situatën. Gjithçka ndodh para ndeshjes së kthimit kundër Interit në Champions League, me gjysmëfinalen e parë që u humb nga Milani 0-2.
Spezia ka befasuar Milanin, teksa për javën e 35-të në Serie A kuqezinjtë e Piolit janë mundur 2-0 në stadiumin "Alberto Picco" në La Spezia. Me ndryshime në ekip, Milani nuk ia doli të marrë as edhe një pikë, teksa për momentin është jashtë zonës Champions. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Wisniewski që zhbllokoi ndeshjen në të 75 minutë, para se Esposito në të 85 të shënonte një gol brilant nga goditja e dënimit. Me 30 pikë, Spezia mban vendin e 18-të në Serie A, duke u futur në garë për të shpëtuar sezonin me një mbijetesë të mundshëm. Milani me 61 pikë ndodhet në vendin e pestë. Kujtojmë se kuqezinjtë kishin bërë disa ndryshime në formacion për këtë duel, duke lënë jashtë disa nga emrat e rëndësishëm. Milani luan të martë në 21:00 ndeshjen e kthimit kundër Interit për gjysmëfinalen e Champions League, me duelin e parë që u fitua 0-2 nga zikaltërit.
Spezia dhe Milani luajnë sot në 18:00 për javën e 35-të në Serie A. Trajnerët Semplici dhe Pioli kanë zbardhur formacionet zyrtare, me kuqezinjtë që kanë bërë rotacion para ndeshjes së kthimit në Champions League me Interin (e martë 21:00).
SPEZIA (3-5-2): Dragowski; Ampadu, Nikolaou, Wisniewski; Amian, Ekdal, Bourabia, Esposito, Reca; Nzola, Gyasi. Allenatore: Leonardo Semplici
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Pobega; Saelemaekers, Diaz, Rebic; Origi. Allenatore: Stefano Pioli.