Real Madridi fitoi 0-4 me Barcelonën në Camp Nou, duke përmbysur humbjen në ndeshjen e parë dhe siguruar finalen e Kupës së Mbretit. Përballja ishte emocionuese, teksa Karim Benzema shënoi tre gola në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes të "Galaktikëve" ka pasur festë të madhe, me trajnerin Carlo Ancelotti që është parë në një tjetër version, ndryshe nga qetësia që reflekton në pankinë. Ditë të lirë iu ka dhënë të tijve italiani, teksa i ka kujtur se kanë një finale në 6 maj për të zhvilluar.
"Kemi fituar një garë. Nuk ishte kjo finalja, ishte gjysmëfinalja. Duhet ta luajmë finalen. Dhe e treta, dëgjoni... nesër (sot) e keni ditë të lirë", tha Ancelotti dhe më pas u dëgjuan brohorimat e futbollistëve të Real Madridit.