Ditën e premte, BBC i kushtoi një speciale rikthimit të bujshëm të Adele në muzikë. Këngëtarja britanike sigurisht që ishte pjesë e emisionit, por jo si Adele që njohin të gjithë.
Adhurueset e yllit të hitit ‘Hello’, të veshura dhe grimuara si këngëtarja, supozohej të merrnin pjesë në një audicion – ato do të dilnin në skenë dhe do të performonin si 27-vjeçarja.
Mes tyre ishte dhe një vajzë e quajtur Jenny. Ajo që askush nuk arriti ta kuptojë deri në momentin që Jenny u ngjit në skenë, ishte se vajza e ndrojtur që do të impersononte Adele, ishte në fakt vetë Adele.
Me disa ndryshime të vogla në fytyrë – zmadhim i hundës, modifikim i mjekrës dhe zvogëlim i buzëve, Adele nuk njihej. Këngëtarja doli se ishte dhe një aktore shumë e zonja, në momentin që fliste me adhurueset e saj, apo kur shtirej si emocionuar në skenë.
/Shqiptarja.com