Plan projekti për devijimin e lumit Vjosa që ka ngjallur reagimet e Shqipërisë nga pala greke duket sikur për momentin nuk do të ngacmohet si çështje . Numri 2 i diplomacisë greke, Nikos Chountis i gjendur në tiranë për një vizitë zyrtare ka evituar të përgjigjet rreth çështjes së plan projektit për devijimin e shtratit të lumit Vjosa, në një formë paksa të çuditshme.
 
Në fakt ka qenë badigardi i tij ai që qëndron gjatë gjithë kohës përballë gazetares së A1 Report Joniada Koçi e cila i drejtuar pyetjen në anglisht Nikos Chountis.
 
Por zv/ministri grek, Chountis nuk ka reaguar duke nxituar që të futej në makinë për t’u shpëtuar gazetares së A1 Report.
 
Pasi kemi pritur që diplomati grek të përfundojë takimin me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati e më pas me me kryetarin e kuvendit ilir meta tentuam ta pyesnim zotin Choundis në lidhje me plan projektin e Vjosës, por ajo që morëm nuk ishte tjetër veçse heshtja e tij dhe më pas largimin nga Kryesia e Kuvendit . 
 
“Më falni, a mund t’iu pyes për diçka? A keni biseduar me zotin meta në lidhje me plan projektin për devijimin e lumit Vjosa?”- ishte pyetja e gazetares Joniada Koçi.
 
Pyetje që siç mund të shihet edhe nga videoja, Chountis nuk ka denjuar t’i përgjigjet.
 
Edhe në takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta sipas Njoftimit të ardhur nga zyra e shtypit të Kuvendit mes Metës dhe zv/ministrit të Jashtëm të Greqisë nuk është folur për çështjen Vjosa.