Futbolli brazilian është ende i shokuar. Fortaleza përjetoi një natë makthi në fund të barazimit 1-1 ndaj Sport Refice në udhëtim, e vlefshme për Kupën.
Skuadra braziliane, menjëherë pas ndeshjes së luajtur në “Pernambuco Arena”, u largua nga stadiumi me autobusin e saj, por befas shpërtheu “ferri”. Autobusi nisi të goditej me gurë.
Brenda pati panik, me copat e xhamave që fluturonin gjithandej dhe në mënyrë të pashmangshme godisnin lojtarët, stafin, menaxherët dhe trajnerët. Bilanci? 6 lojtarë të Fortaleza përfunduan menjëherë në spital.
Pas sulmit, autobusi i Fortaleza shkoi direkt në një spital në Recife. Ai që mori pjesën më të madhe të goditjeve dhe dëmtimeve ishte mbrojtësi argjentinas Gonzalo Escobar, i cili ka luajtur në Spanjë për Ibizën dhe pësoi një dëmtim në kokë, si dhe një prerje në gojë dhe një prerje tjetër në vetull.
Atij iu desh t'i nënshtrohej një skaneri për të përcaktuar shkallën e lëndimeve të pësuar. Të nesërmen, kur ekipi zbarkoi në aeroportin ndërkombëtar të Fortalezës, u bë e mundur të merrej një ide e asaj që ndodhi pasi disa futbollistë u panë të fashuar.
"Dua t'ju bëj të ditur se jam mirë, jam më i qetë këtu në shtëpi, për fat nuk ka ndodhur asnjë tragjedi. Kam 13 qepje në fytyrën time, por së shpejti do të kthehem në fushë. Pjesën tjetër do e marrë përsipër drejtësia”, shpjegoi Escobar.
⚠️ URGENTE!
— Planeta do Futebol ???? (@futebol_info) February 22, 2024
Marcelo Paz, CEO da SAF do Fortaleza, posta vídeo nas redes sociais afirmando que uma torcida organizada do Sport arremessou bomba caseira no ônibus do Fortaleza.
Vários jogadores do clube estão feridos.
???? Reprodução pic.twitter.com/GnHgA2fZ4x