PORTUGALI - Al Nassr fitoi 4-0 kundër Rio Ave në një test miqësor të zhvilluar në Portugali. Në këtë takim shkëlqeu Cristiano Ronaldo, 40-vjeçari luzitan që paçka viteve mbi shpinë nuk e tregon këtë gjë në fushë.

Gjithçka u hap në minutën e 15-të me golin e Simanak, ndërsa CR7 shënoi në minutën e 44-t pas asistit të Felix. Në fraksionin e dytë Ronaldo gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për arabët në minutën e 63-të, ndërsa "vulosi" gjithçka në minutën e 68-të nga penalltia.

Pavarësisht rezultatit dominues, fitorja e Al Nassr mund të kishte qenë edhe më e theksuar, pasi Mane humbi një penallti në minutën e 75-të, duke goditur shtyllën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?