Dafina Zeqiri ka publikuar pasditen e djeshme këngën e saj më të re, shoqëruar me klip. Kënga me titull "Hate You, Love You" ka marrë një numër të konsiderueshëm komentesh, ndërsa s'kishte si të mungonte opinioni i Ledrit, që edhe pse është ndarë prej disa vitesh nga bukuroshja kosovare, nuk i ka ndërprerë kontaktet apo komplimentat për të.
Reperi e ka konsideruar këngën e re si më të preferuarën e tij në një postim në Instagram. Duffy në klip shfaqet më lozonjare se zakonisht dhe shumë e dashuruar. Mbase është pikërisht ky imazh i këngëtares që e bën për vete reperin, por sidoqoftë, fotoja e publikuar prej tij ka shkaktuar pafund komente nga fansat që duan t'i shohin përsëri bashkë.
Kishte nga ata që i thoshin Ledrit të ndahet nga e dashura e tij aktuale, Adela, dhe të bashkohet përsëri me Dafinën, ashtu siç kishte edhe të tjerë që i 'bënin presion' se po humbiste fansa me këtë lëvizje.

/Shqiptarja.com