Video/ Daily mail shkrim për ariun e
''burgosur'' në një kafaz në Shqipëri

Disa kilometra larg Tiranës në një restorant në malet e bukura të Shqipërisë mbahet i mbyllur në kafaz një ari i vetmuar dhe i dëshpëruar. Kjo është pasqyra që Daily Mail bën për ariun që me forcë është zhvendosur nga pylli duke u detyruar të jetojë brenda një kafazi dhe të argëtojë turistët që e vizitojnë.
 
‘’Ata filmojnë video me smartfonët e tyre, bëjnë selfie dhe nëse janë në humor e ushqejnë edhe me ëmbëlsira dhe patetina, ndërkohë që pronari ndonjëherë i jep birrë që ai të shuajë etjen. Humori i ariut Tomi është i luhatshëm. Ndonjëherë më të dëgjuar erën e ushqimit ai lëviz në drejtim të vizitorëve dhe i vështron ata me shpresën se do t’i japin diçka. Në raste të tjera ai lëviz i dëshpëruar në kafazin e tij të vogël duke goditur veten me gjymtyrët e tij’’, shkruan britanikja.
 
Një ekspert i kujdesit për kafshët shprehet se kjo sjellje agresive e Tomit vjen si pasojë e mbylljes së tij në kafaz 24 orë ne ditë. Dy vite më parë ai jetonte i lirë në male, ndërkohë që tani është i detyruar të argëtojë turistët brenda hekurave dhe i rrethuar nga mbeturinat.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve