TIRANE - Report Tv siguron videon e atentatit të djeshëm në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku mbeti i plagosur me një plumb në shpatull, 24-vjeçari Lorenc 'Lenci' Hoxha.
Siç duket edhe në video, dy persona zbresin nga një automjet tip BMW ngjyrë e zezë, dhe pak sekonda më pas dëgjohen të shtënat me armë.
Turisti filmon atentatin, "Far West" në semafor
E gjithë skena është filmuar nga një turist gjerman i cili ka qenë duke udhëtuar me një "AMG". Ai ia ka dorëzuar pamjet policisë për zbardhjen e ngjarjes.
Nga ngjarja mbeti i plagosur 24-vjeçari Lorenc Hoxha me origjinë nga Bulqiza i cili udhëtonte më një automjet tip "Benz" ngjyrë e bardhë.
Pas qëllojnë në drejtim të "Benzit", autorët largohen në rrugica. Përplasjet me armë kanë vijuar edhe më tej deri te plagosja e 24-vjeçarit pranë "Unazës së Madhe".
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe Policia ka arritur të identifikojë autorët me iniciale K.K, I.Q, D. R dhe L. R, vjeç 27, 26, 27 e 23, tw katër banues në Tiranë.
Policia nuk ka arritur t'i arrestojë ata edhe pse ngjarja ka ndodhur në momentin e fluksit të trafikut në rrugë.
[gallery]23367[/gallery]
Ngjarja ku mbeti i plagosur Lorenc Hoxha, 24 vjeç
Lorenc Hoxha dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 777 RT në pronësi të Xhevdet Hoxhës, kur janë qëlluar me armë zjarri në kryqëzimin e komunës së Parisit dhe më pas pranë "Unazës së Madhe".
Sipas policisë së kryeqytetit mes dy grupeve ka pasur shkëmbim zjarri. Hoxha dhe shoku i tij i janë përgjigjur shkëmbimit të zjarrit. 24-vjeçar nga Bulqiza ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të shtënat me armë zjarri fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë të lënduar, pasi ngjarja ka ndodhur në një moment kur në rrugë kishte shumë lëvizje.
/Shqiptarja.com

VIDEO