Dramatike ishte lundrimi për disa pasagjerë të një anije që kishin destinacion Britaninë. Ata u përballën me një det të egër, ku valët ishin 15 deri në 20 metra të larta. 

 Anija norvegjeze po lundronte në Detin e Veriut. Videot e pasagjerëve të tmerruar i tregojnë ata të veshur me jelek shpëtimi dhe duke pritur udhëzime nga stafi.

Rreth 400 persona ishin në bordin e MS Maud, raporton Daily Mail. Valët e mëdha që solli stuhia Pia shkaktoi probleme serioze për anijen.

Pasagjerët u përpoqën të mbaheshin pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa dallgët goditën anijen. Pasi kapiteni iu dha urdhër që të shtriheshin në dysheme, pasagjerët edhe më të keqen për ta.

Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?