Disa ditë më parë vajza e vogël e ish presidentit Bamir Topi pati në ceremoni me miqtë e saj ku dhe u paralajmërua se në fundjavë do të ishte dasma e madhe. Etida Topi u martua të shtunën me djalin e bisnesmenit Luan Bregasi në vilën e ish presidentit Topi, në afërsi të Dajtit.
Nga pamjet në video duket qartë luksi, eleganca dhe organizimi i detajuar që çifti kishte menduar për ceremoninë e përbashkët me rreth 500 të ftuar. Në listën e të cilëve ka munguar këngëtari i mirënjohur Italian Albano Carrisi, i cili ka qenë i pranishëm me një përshëndetje. Ndërkohë që në mesin e të pranishmëve ishin emra të njohur të artit dhe politikës shqiptare, si Erion Veliaj, Taulant Balla, Blendi Klosi, etj.
/Shqiptarja.com