VIDEO/Dedikimi i veçantë i Jose
Mourinho për Claudio Ranierin

VIDEO/Dedikimi i veçantë i Jose<br />Mourinho për Claudio Ranierin
Pas postimit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku i pari i stoli të Manchester United, Jose Mourinho, i kishte dedikuar trajnerit të Leicester pas shkarkimit të tij, një tjetër dedikim ka ardhur nga Mourinho gjatë ditës së djeshme.

Në nj konferencë përpara gazetarëve, Mourinho është shfaqur me një bluzë të United  në të cilën ishin vendosur inicialet e Claudio Ranierit.

Inicialet e tij mbi bluzën time, janë një dedikim i vogël që unë dua t’i bëj dikujt që shkroi historinë më të bukur të Premier League, dikujt që meriton që stadiumit i Leicester City të mbajë emrin Claudio Ranieri”, u shpreh Mourinho pasi u pyet nga gazetarët për bluzën që mbante veshur.

Ashtu si Italiani edhe Mouriho është shkarkuar nga stoli i Chelsea, vetëm pak muaj pasi fitoi çmimin kampion me Blutë e Londrës.

Gjatë këtij sezoni Leicester nuk ka mundur të ruaj të njëjtin “ritëm” me atë të vitit të kaluar, duke fituar vetëm 5 ndeshje që prej fillimit të kampionatit.

Pozicionimi vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, ka bërë që drejtuesit të merrnin vendimin për largimin e trajnerit italian, i cili i bëri ata kampion
të Anglisë, Claudio Ranieri.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit