LONDËR - Venus Williams pas dy vitesh njoftoi se do rikthehej në Wimbledon, turneun ku ka dalë pesë herë fituese në karrierë. Tenistja 43-vjeçare nuk ia ka dalë të lërë gjurmë në rikthim, teksa është eliminuar që në ndeshjen e parë hapëse, pikërisht në ditën e nisjes së turneut të tenisit më të ndjekur në botë.
Në Londër, Venus ishte duke u përballur me ukrainasen Elina Svitolina që e mundi Williams-in në dy sete me shifrat 4-6 dhe 3-6. Qysh në setin e tretë, Venus u afrua te rrjeta dhe u dëmtua në kofshën e djathtë, teksa nuk pranoi të tërhiqej nga gara.
Edhe pse e fashuar, kampionia dhe një ndër tenistet më të mira në botë vijoi garën paçka se në fund gjithçka shkoi për Svitolinën. Pas ndeshjes Venus tha se do mendonte për të ardhmen pas këtij dëmtimi.
“Tani më duhet të mendoj pak për planin e së ardhmes, jam e shokuar dhe nuk më besohet ajo që më ndodhi. Kam bërë shumë mungesa së fundmi dhe nuk është kjo ajo çfarë dua për veten. Ai rrëzim, nuk e di si ta shpjegoj, nuk bëra asgjë gabim thjesht u afrova në rrjetë", tha Williams.