Video/ Deputetët iranianë djegin flamurin amerikan në parlament

Video/ Deputetët iranianë djegin flamurin amerikan në parlament

Deputetet iraniane djegin flamurin

Lideri superm i Iranit parlajmëroi se Amerika nuk mënd të bëjë asgjë prej gjëje ndërkohë që disa politikanë i vunë flakën flamujve amerikanë në parlament, pas tërheqjes së Donald Trumpit nga marrëveshja bërthamore e 2015-s.

Pa shumë lojra fjalësh, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi presidentin amerikan për “10 gënjeshtra” gjatë njoftimit të tij të fortë ditën e djeshme dhe parlajmëroi se vendi i tij nuk do t’u zërë besë SHBA-ve, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Komentet e tij mbërritën teksa politikanët iranianë brohorisnin “vdekje Amerikës” dhe i vunë flakën një flamuri amerikan dhe një kopjeje simbolike të marrëveshjes bërthamore si dhe kërkuan që të vijojnë shpenzimet për programin balistik raketor të vendit.

Duke iu referuar Trumpit, Khamenei shtoi sot në mëngjes 'Ky njeri do të kthehet në pluhur dhe trupi i tij do të kthehet në ushqim për gjarpërinjtë dhe milingonat. Dhe Republika Islamike do të vazhdojë të qëndrojë atje ku është”.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë