Manchester United fitoi 2-1 me Manchester City për javën e 20-të të Premier League. Të kuqtë e ten Haag përmbysën djemtë e Guardiolës, duke marrë tri pikë në "Old Trafford". Në praninë e 75 mijë tifozëve, vendasit nuk zhgënjyen duke iu afruar City-t në renditje.

Në pjesën e parë skuadrat nuk mundën të dilnin te goli, teksa festa ishte rezervuar për 45 minutat e dyta. Gjithçka nisi në minutën e 60, atëherë kur asisti i De Bruyne u shfrytëzua bukur nga Grealish, për të kaluar Manchester City-n në avantazh. Në minutën e 78 Bruno Fernandes vendosi ekuilibrat në 1-1, ndërsa festa erdhi në minutën e 82, me Marcus Rashford që çoi peshë stadiumin me golin e avantazhit për United.

Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, vetëm një pikë më pak se City që mban vendin e dytë.