VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët

Momenti i përplasjes

SAINT-ETTIENE/ Katër orë është dashur që ndeshja mes Argjentinës dhe Marokut në Lojërat Olimpike "Paris 2024" të kishte një rezultat final. Në fund të një "drame" me protagonizëm jashtë futbollit, Maroku fitoi 1-2 dhe ul me "këmbë në tokë" kombëtaren Olimpike amerikano-latine.

Gjithçka ndodhi në minutën e 106, kur Medina barazoi 2-2 për Argjentinën, me arbitrin suedez Nyberg që la të luhej përtej 15 minutave shtesë që kishte akorduar.

Pas golit, tifozët e Marokut protestuan me shishe dhe fishekzjarre në fushë, duke mos ngurruar më pas që të futeshin në tapetin e blertë. Kaosi i shkaktuar bëri që arbitri të fërshëllente dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Për afro një orë të gjithë menduan se dueli u mbyll 2-2, derisa faqja e Olimpiadës tregoi se dueli ishte pezulluar për shkak të trazirave nga tifozët dhe do riniste pasi shkallët të boshatiseshin dhe VAR do konfirmonte nëse goli i barazimit në limite ishte i rregullt.

Pas afro dy orësh nga fundi i ndeshjes, arbitri dhe lojtarët dolën në fushë dhe VAR anulloi golin e barazimit për pozicion jashtë loje, çka bëri që Argjentina të humbiste 1-2. Edhe pas tre minutave të luajtura rezultati nuk ndryshoi, me ndeshjen që zgjati për afro katër orë që nga fërshëllima e parë në atë të fundit.

Dueli i sotëm është për rekord, kjo pasi VAR-it iu desh një periudhë jashtëzakonisht e gjatë për të dhënë një vendim.

 

Pozicioni jashtë loje, akorduar nga VAR

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari