TIRANË- Me shpalljen 'Non Grata', Sali Berisha ka krijuar 'Foltoren' me qëllim për të testuar pushtetin që ka ende në bazë të demokratëve si edhe një mjet për të marrë drejtimin e PD-së, një mburojë përballë SHBA-së.
Megjithatë, kjo Foltore përveç akuzave që ka artikuluar Berisha në drejtim të Bashës, ka pasur edhe disa momente pikante nga demokratët të cilat gazeta TemA i ka përmbledhur në një video ku shkruajnë "Disa nga xhevahirët që pushtuan foltoren e Berishës dhe do reformojnë Partinë Demokratike."
“Në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra. Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, është një nga deklarata e demokratëve në video.
“Presidenti i parë George Ëashinton është 50%. I biri i Marie Balës nga Deçani. A ngjani ju me këtë zoti Berisha pa shikoje pak?,”-është deklarata e një tjetër demokrati që shkaktoi të qeshura në sallë.