Festa e Shkëlzen Berishës për ditëlindjen e dashnores së tij Armina, mu në zemër të Tiranës, zgjoi të madh e të vogël që në atë ore kish vendosur të flinte.
Të dy, Zeni dhe Armi po i ulërinin Tiranës mu në fytyrë: Jemi ne! Zgjohuni se jemi ne!
Në fakt, kushdo që banon rreth e qark kullës luksoze të ABA Center, përfshirë Lulzim Bashën, Majlinda Bregun, Pandeli Majkon dhe Sander Frangajn, qytetare po e po, u tromaksen dhe pergjonin pas dritareve duke imagjinuar e pritur me te keqen. Frangaj mund te kete bere edhe me shume, te kete share nga nena e motra si zakonisht.
Askush nuk e spjegon dot ne kete qytet se, perse cdo gje qe ben Shkelzen Berisha-biznes apo gezim qofte, tremb njerezit.
Por mbi te gjitha, askush nuk spjegon dot ne kete qytet se, perse cdo gje qe ben Shkelzen Berisha eshte kaq e shtrenjte.
Spektakli piroteknik qe Zeni ja dedikoi dashnores se tij, duke zgjuar dhunshem Tiranen, eshte i kushtueshem.
Qytetaret ne kete qytet, e shijojne shume rralle nje spektakel te tille, vetem atehere kur institucione publike ja dhurojne.
Jo per shkak te festave-ato jane shume ne kalendar, per shkak te shpenzimeve te medha per buxhetet publike.
Skandal.al konsultoi preventivat e disa “festave” te organizuara jo shume larg ne kohe, ne Tirane, kohe kur vendin e qeveriste babai i Shkelzenit, Salih Berisha.
Keshtu per festen e “anetaresimit te Shqiperise ne NATO”, preventivi tregon 102 milion leke dhe vetem zeri fishekzjarre, faturohet per 110 milion leke, tek ALBFIRE natyrisht.
Nje feste tjeter, ajo e “liberalizimit te vizave”, ka kulmuar gjithashtu me nje spektakel piroteknik ne mbremje-vec te tjerave dhe, zeri i fishekzjareve dhe aty arrin ne mbi 108 milion leke.
Bashkia e Tiranes, ne nderrim te viteve, dita tradite ne te gjithe kryeqytetet e botes- 6 muaj me pare, i faturoi fishekzjarret per 100 milion dhe mori bonus edhe 20 milion te tjera-fishekzjarre natyrisht.
Po Shkelzen Berisha sa e pagoi festen e tij, por edhe spektaklin e tij te dedikuar piroteknik?
Ai nuk do i pergjigjet kujt kurre per kete.
Mbase sepse ne kete vend, malli pa fature vijon te qarkulloje lirshem-vecanerisht ne lokalet e luksit ku nuk shkel zyrtare shteti dhe, te ardhurat nuk i deklaron kush, vec atyre qe kane nje detyrim ligjor per ta bere kete-punetore te administrates, te zgjedhur ne bashki, Kuvend, qeveri, gjykates e prokurore, te gjithe duke genjeyer pergjithesisht.
Por edhe sepse Shkelzen Berisha ka fituar imunitetin e te paprekshmit ne kete qytet-bashke me te dhe rrethi i biznesmeneve prane tij. Per gjithcka; gjithcka qe eshte shkelje ligji por edhe gjithcka qe eshte para e pa deklaruar ne zyrat tatimore te ketij vendi.
Babai i tij shkatërroi tërësisht sistemin e drejtësisë ne kete vend-hoqi prokurorin e pergjithshem, me pas edhe gjykates ne cdo nivel, per ti garantuar te birit problematik imunitetin e te paprekshmit.
Ai vijon te qendroje ne politike vetem per kete, per te garantuar edhe per ca kohe, imunitetin per djalin dhe vajzen e tij. Veprimet e tyre ne kohe te ndryshme, posacerisht gjate kohes kur Salih Berisha ishte kryeminister, kane qene shume te dyshimta, disa here te hetuara por kurre drejtperdrejte per ata te dy.
Me se jetojnë Berishët e rinj?
Është pyetja me normale qe formulohet kur luksi kercet e shkëlqen ne një qytet ku luksi nuk eshte standard.
Shkelzen Berisha prej shtatorit te vitit 2013, zyrtarisht figuron i pa pune.
Ne Qendren Kombetare te Rregjistrimit te bisneseve, ai figuron te kete themeluar e rregjistruar:
Albanian Real Estate Services-nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar qe daton ne 26.04.2010 dhe, eshte crregjistruar vetem 25 dite me pas, ne 19.05.2010;
Shkelzen Berisha figuron edhe nje here tjeter ne kete rregjister, prej dates 18.05.2007 kur eshte regjistruar si “person fizik” dhe ka dale nga regjistri ne daten 09.09.2013-dite kur eshte cregjistruar.
Prej asaj dite, ne shenje proteste edhe ndaj taksave te rritura, Shkelzen Berisha nuk deklaron asnje sipermarrje e pune gjithashtu.
Atehere, me se jeton ky njeri?
Pyetja nuk ka te beje me minimumin jetik te nje njeriu te papune qe ne kete qytet e gjen shpesh, jo. Behet fjale per jeten e luksit te nje tjeter lloji te papuni, atipik teresisht.
Shpenzimet e tij sfidojne me te pasurit ne kete qytet. Edhe atyre ju ulerijne ne fytyre.
Skandal.al konsultoi edhe te ardhurat e jetendareses me te, Armina Mevlanit.
Ne fakt ajo e ka nje sipermarrje te vogel te regjistruar ne QKR por edhe ne Tatime.
Armina Mevlani eshte regjistruar ne QKR si “person fizik” ne 06.10.2014, sipermarrja e saj kosnsiston ne tregtimin e veshjeve dhe kepuceve.
Skandal.al mesoi se ne zyrat tatimore, sipermarrja e saj eshte regjistruar si “biznes i vogel” pa detyrimin e TVSH-se.
Kater muaj me pas, me kerkese te vete subjektit, zyrat tatimore ne Tirane kane ndryshuar pergjegjesine tatimore per te, duke e klasifikuar si “biznes i vogel” me detyrimin e TVSH-se.
Por ne mes te tetorit 2015, kohe qe perkon me nisjen e perpjekjes se forte te qeverise kunder informalitetit dhe evazionit fiskal, subjekti eshte riklasifikuar duke kaluar nga “biznes i vogel” me detyrimin e TVSH-se, ne “biznes i madh” me detyrimin edhe te Tatim Fitimit.
Skandal.al u njoh me te tjera te dhena qe ne fakt shkaktojne edhe habi;
Nga janari i vitit 2015 deri ne 14 tetor te po ketij viti, subjekti ne fjale ka deklaruar te ardhura prej 7. 887.449 leke;
Nga 15 tetori i vitit 2015 deri ne 31 dhjetor- ne fund te ketij viti, subjekti ne fjale ka deklaruar te ardhura ne vleren 47. 703. 393 leke.
Skandal.al u konsultua me specialiste te fushes per te kuptuar me shume, por per te mos e dekurajuar sipermarresen e re, spjegimet publike ne raport me ligjet fiskale ne kete vend, po i rezervon kete here.
Megjithate, nga te dhenat e mesiperme, nisin te numerohen jo pak para.
Ndaj pyetja legjitime eshte publike:
Po origjina e ketyre parave, cila eshte?
A ka ndonje institucion qe verifikon origjinen e parave te gjithkujt ne kete vend?
Nje femije qe rritet per tu bere e njohur, pa punuar asnje dite ne jeten e saj, hap nje sipermarrje e cila ne harkun e nje viti, e kthen ne “Zonjushen me 7 zero”!!