Paris Saint Germain ka marrë një lajm të hidhur në barazimin 1-1 ndaj Lorient, pasi talenti francez Desire Doue u detyrua të largohej nga fusha me barelë pas një dëmtimi në minutën e 61-të të takimit.
Mesfushori 19-vjeçar ndjeu një dhimbje të fortë në kofshën e pasme teksa po avanconte drejt zonës kundërshtare dhe u rrëzua menjëherë në fushë, duke bërë që stafi mjekësor të ndërhynte me urgjencë. Pamjet treguan lojtarin duke shtrënguar këmbën dhe duke mos qenë në gjendje të ecte vetë, ndërsa u transportua jashtë fushës me barelë, nën duartrokitjet e tifozëve.
Doue parashikohet që mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në vitin që vjen. Ky dëmtim vjen vetëm dy javë pas rikthimit të Doue nga një tjetër problem muskulor në pulpë, gjë që ka shtuar shqetësimet në kampin parisien.
Futbollistë të tjerë që kanë kaluar në infermierinë e Paris Saint Germain gjatë kësaj kohe janë edhe Joao Neves, Marquinhos edhe Fabian Ruiz që u la jashtë fushe në ndeshjen me Lorient më shumë për të mos e rrezikuar.
Désiré Doué a quitté le stade en béquilles ce soir. ????
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) October 29, 2025
? (@bruno_salomon) pic.twitter.com/Xhq2SxzCAv
Komente






