Erzeni dhe Partizani barazuan 3-3 në javën e 13-të të Superligës. Dramë në "Niko Dovana" për të kuqtë, me djemtë e Colellas që pësuan golin e barazimit në minutën e 109. Stuhia që "pushtoi" Durrësin bëri që ndeshja për shumë minuta të ndërpritej dhe në fundin e saj të kishte shumë minuta shtesë.
Ndeshja nisi mirë për Erzenin, me Nonato që shënoi pas 7 minutash lojë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i shijakasve, me Carën që barazoi ndeshjen me një kryevepër nga afro 35 metra në minutën e 12 të ndeshjes. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Skuka gaboi në fundin e 45 minutave nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë nisi mirë për Partizanin, me Rrapaj që shënoi në minutën e 48 për 1-2. Skuka në të 55 minutë shënoi për rezultatin 1-3, me skuadrën e Kapllanit që nuk u dorëzua.
Në minutën e 90+12 ishte Kadriu që shkuroi shifrat për 2-3, me ndeshjen që në fund prodhoi edhe një penallti për Erzenin falë konsultimit me VAR. Nga pika e bardhë Kahrimanovic shënoi për rezultatin final 3-3 në minutën e 90+19.
Pas këtij rezultati Partizani me 23 pikë mban vendin e parë, ndërsa me 21 pikë Erzeni mban vendin e tretë.
Golat e ndeshjes:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga qytet antik në super destinacion turistik, Ministri Blendi Gonxhja zbulon planin e transformimit të parkut arkeologjik Bylis–Klos
31 Mars, 12:13
-
Oltijon Kërnaja i pezulluar, trajneri i Partizanit: Kundër Teutës një ndeshje direkte, kemi mungesën e Doumbia
20 Mars, 17:38
-
Renditja/ Skënderbeu s'e 'ngjit' dot Korabin, Laçi fiton dhe rihap garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë! Rezultatet e gjashtë ndeshjeve
19 Mars, 09:16
-
Kërcet grushti në Laç, denoncon klubi i Bylisit: Futbollistët tanë u dhunuan nga dy zyrtarët vendas
17 Mars, 14:45
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 27-të luhet nesër, gjashtë duele direkte për kreun dhe fundin e renditjes
17 Mars, 11:04
-
Projekte për zhvillimin e parkut arkeologjik Bylis-Klos, Gonxhja: Po rrisim potencialin turistik të zonës
16 Mars, 12:42
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48
-
KF Tirana merr tri pikë jetike për mbijetesën, fiton 1-0 kundër Bylisit në ‘Selman Stërmasi’
14 Mars, 17:41
-
Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 34-vjeçarit nga Laçi
14 Mars, 12:10
-
'Na duhet kokë e ftohtë dhe zjarr në muskuj e zemër', Orges Shehi para sfidës direkte kundër Bylisit: Ernest? Rëndësi ka stema e Tiranës e jo individi
13 Mars, 14:42
-
Disiplina/ Tirana ka afat 30 ditë për të shlyer borxhet, pezullohet me katër ndeshje kapiteni i Teutës! Gjoba dhe dënime të shumta për çdo kategori
12 Mars, 08:55
-
Superliga/ Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën 'Final 4'! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin
10 Mars, 09:06