Në 'Racecourse Ground', vendasit e Wrexham ia bënë 'jetën ferr' Chelseat, por në fund të 120 minutave u përmbysën 2-4 dhe në fazën çerekfinale të FA Cup kalojnë 'Blutë e Londrës'. Wrexham kaloi në epërsi pas 18 minutave lojë me Samuel Smith, por autogoli i Okonkuo vendosi ekuilibrin 1-1 në pjesën e parë.

Sërish vendasit gjetën golin e dytë me autor Callum Doyle, por Chelsea u kujdes që ta dërgonte ndeshjen në shtesë pas golit të barazimit 2-2 të Josh Acheampong tetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Në shtesën e kohës së rregullt Dobsen la Wrexham me dhjetë lojtarë në fushë. Në 30 minutat e shtesës Chelsea shënoi dy herë me Alejandro Garnacho dhe Joao Pedro për rezultatin final 2-4.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Chelsea vuan, kalon në çerekfinalet e FA Cup pas 120 minutash lojë! Man. City përmbys 1-3 ekipin e Newcastle


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?