VIDEO/ Dramë për Milan, Roma i barazon në gjashtë minutat e fundit! 4 gola në "San Siro"

VIDEO/ Dramë për Milan, Roma i barazon në gjashtë minutat e fundit! 4 gola në

Nga Milan 2-2 Roma

Milan barazoi 2-2 me Romën për javën e 17-të në Serie A. Dueli në "San Siro" foli për Milanin në pjesën e parë, me djemtë e Piolit që shënuan në minutën e 30-të me Kalulu. Një krosim i Tonalit nga këndi bëri që mbrojtësi të godiste me kokë për golin e parë. Në 45 minutat e dyta Roma pati disa raste, teksa goli i buzëqeshi sërish Milanit me një kundërsulm. Pas asistit të Leao, Pobega në minutën e 77 shënoi pëe 2-0. Kur u duk se ndeshja po fliste për kuqezinjtë, Roma shkurtoi ndeshjen me Ibanez në minutën e 87. Në shtesën e tretë Abraham barazoi gjithçka. Me 37 pikë, Milan ndan vendin e dytë me Juventus, teksa Napoli kryeson Serie A. Roma me 31 pikë mban vendin e gjashtë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Napoli bën detyrën në transfertë dhe kryeson Serie A, Milan dramë kundër Romës! Lazio barazon 2-2 në 'Olimpico'


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë